CONVEX EBUS – ALB

Ultratingujt endobronkialë (EBUS) është një procedurë e teknologjisë të fundit që përdoret për të marrë materiale biopsie nga nyjet limfatike mediastinale. Limfadenopatia e mediastinumit është një problem që duhet të kontrollohet. mund të jetë shkaktuar nga një infeksion ose një sëmundje beninje si sarkoidoza ose sëmundje malinje si limfoma apo kanceri i mushkërive. 

Gjithashtu mund të shkaktohet nga një metastazë prej organeve të tjera si sistemi gastrointestinal, gjiri, fshikëza e urinës si edhe nga organe të tjera. Pas marrjes të materialit të biopsisë nga nyja limfatike ose nyjet limaftike, imunohistokimia, si edhe metodat e tjera laboratorike do të japin përgjigjen finale. 

Metoda kryesore e marrjes të materialit të biopsisë nga nyjet limfatike deri tani është duke kryer një procedurë kirurgjikale, mediastinoskopi. Ultratingujt endobronkialë (EBUS) përdoren gjithashtu për diagnostikimin e pacientëve që vuajnë nga kanceri i qelizave të mushkërive jo i vogël dhe mund t’i nënshtrohen ndërhyrjes terapeutike, dhe ekzaminim me skaner PET-CT ose, në shumë raste, e zëvendëson atë. 

Tani, materiali i biopsisë nga nyjet limfatike mediastinale merret brenda gjysmë ore dhe pacientët mund të kthehen në shtëpi. Procedura kryhet me mpirje lokale për sigurinë e pacientëve por, gjithashtu, që ekzaminimi të merret më mirë nga pacientët. Diagnoza e natyrës malinje në mediastinum mund të bëhet në mënyra të ndryshme, dhe zgjedhja e metodës së duhur dhe përpunimi i materialit janë të dyja të rëndësishme. Nuk mjafton të merret një sasi e mjaftueshme e materialit të biopsisë; gjithashtu është shumë e rëndësishme që materiali të përpunohet saktë në laborator. Testimi molekular i materialit të biopsisë tani është i nevojshëm për shumë neoplazma me qëllim që të vendoset trajtimi i duhur. 

Teknika të tjera për diagnozën e natyrës malinje të gjoksit është bronkoskopia dhe torakoskopia. Torakoskopia përdoret kryesisht kur pacientët kanë derdhje pleurale. Ndonjëherë, pas torakoskopisë diagnostikuese, bëhet gjithashtu pleurodeza në pacientët me qëllim që të shmanget përsëritja e derdhjes pleurale malinje. Kur bronkosopia nuk mund të japë një diagnozë për masën në gjoks, atëherë konsiderohet e nevojshme për mjekun që t’i tregojë pacientëve një metodë tjetër diagnostikuese. Kur bronkoskopia nuk mund të japë një diagnozë për masën në gjoks, atëherë i rekomandojmë pacientëve t’i nënshtrohen ultratingujve endobronkialë (EBUS) ose biopsisë me CT. 

Për më tepër, bronkoskopia nuk mund të japë shenja treguese për performancën e biopsisë në rastin e një plage paratrakeale ose të një plage pranë enëve të mëdha, si për shembull arteriet pulmonare; në këtë rast vetëm ultratingujt endobronkialë (EBUS) mund të japin shenja treguese. Sido që të jetë, vetëm specialistët pulmonologjisë parandaluese mund t’i udhëzojnë pacientët se cila teknikë është më e mirë dhe t’i informojnë ata.

Me respekt,
Pavlos Zarogoulidis

Tabela 1: Nyjat limfatike nga të cilat mund të merret materiali i biopsisë për diagnozën dhe përcaktimin e fazës të kancerit pulmonar tregohen me pika me ngjyra.

Tabela 2: Nga e majta sipër dhe në drejtim të akrepave të orës:
1) një nyje limfatike që është bërë masë dhe është pranë një dege të arteries pulmonare (skaner CT i gjoksit)
2) figurë përmes pemës bronkiale në pikën ku plaga ka të ngjarë të ndodhet, sipas skanerit CT, figura që shikojmë është përmes kamerës ultratinguj endobronkiale (sidoqoftë, plaga ndodhet mbrapa murit endobronkial dhe mund të shihet me skaner CT në figurën tjetër)
3) figura e plagës ekzistuese në skanerin CT mund të shihet gjatë ultratingujve të makinerisë (EBUS), ena duket gjithashtu në ngjyrë blu dhe të kuqe, duke i dhënë mundësi operatorit të marrë materialin e biopsisë në mënyrë të sigurt
4) ultratingujt endobronkialë na japin dy figura nga dy pajisje njëkohësisht, një vizuale (në të majtë) dhe një të ultratingujve (në të djathtë)
5) plagë paratrakeale, një prej treguesve kryesorë për ultratingujt endobronkialë.